Shehi: Nuk tërhiqemi nga reforma në drejtësi

26/10/2017 21:55

Opozita nuk do të tërhiqet nga mbështetja për reformën në drejtësi, pavarësisht vendimit të mazhorancës për të mos autorizuar Prokurorinë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Duke folur në Top Story, deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e konfirmoi këtë.

“Ne kemi të gjitha dyshimet tona dhe rasti Tahiri e gjuha e Kryeministrit na shtoi dyshimet, por ne si opozitë nuk do të dalim asnjëherë kundër. Do ta mbështesim deri në fund reformën”, tha ai.

Shehi thotë se reforma është vullnet politik, që sipas tij opozita nuk e sheh tek mazhoranca.

“Unë nuk shikoj asnjë vullnet nga mazhoranca për reformën në drejtësi dhe u kuptuar që kjo mazhorancë ka dashur ta kapë drejtësinë”, tha ai.

Shehi kërkoi rol më të madh të ndërkombëtarëve në vazhdim të kësaj reforme, që të mos lejojmë, thotë ai, kapjen e drejtësisë nga kjo mazhorancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA