
“Match point” i parë, që mund t’i sjellë titullin kampion spanjollit Marc Marquez, është gati për t’u shfrytëzuar në garën e Malajzisë.
Në pistën e Sepangut do të marrë jetë këtë fundjavë takimi i parafundit i Botërorit, e protagonisti iberik, që ka shkëlqyer në këto 5 vite në klasin mbretëror, kërkon të shkruajë sërish historinë.
“Strategjia është një dhe e vetme. Të mbaj një nivel të lartë në të gjithë fundjavën dhe të shtyj në maksimum. E di që është e vështirë, pasi Botërori është i hapur, por kjo është një fundjavë speciale në një cirkuit që nuk është nga të preferuarit e mi”, tha Marc Marquez.
Spanjolli ka mundësinë të laureohet kampion në Malajzi dhe 33 pikët avantazh i japin një rol më shumë sesa favorit. Andrea Dovizioso e ndjek në renditje, por është thuajse pa shpresë pas garës në Philip Islands të Australisë, tani që duhen edhe dy ndalesa deri në fund.
Një rol në përcaktimin e titullit do të luajë edhe Valentino Rossi, veterani i dalë jashtë garës për kampionatin, por me instiktet fantastike që i dhanë edhe vendin e dytë në Australi.
Top Channel