
Miti se lotaria amerikane u del vetëm korçarëve ka vajtur edhe në “veshët” e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada i është nënshtruar “testit në makinerinë e së vërtetës” dhe përmes një postimi plot humor në Facebook, siguron se përzgjedhja për lotarinë është krejtësisht e rastësishme dhe se vendlindja nuk luan asnjë rol favorizues apo penalizues.
“Kushdo që beson se kualifikohet mund të regjistrohet për lotarinë dhe përzgjedhja është tërësisht e rastësishme”, thotë Ambasada.
Lotaria u rihap nga fillimi më 18 tetor, pasi problemeve teknike që shoqëruan procesin pas hapjes më 3 tetor. Ambasada deklaroi se të gjitha aplikimet e bëra para datës 18 tetor ishin të pavlefshme dhe se duheshin kryer sërish. Afati përfundimtar i lotarisë është 22 nëntori.
Top Channel