Khloe në pritjen e ëmbël të një djali
26/10/2017 11:36
Khloe Kardashian do të bëhet me djalë. Këtë i kanë thënë mjaft burime amerikanes UsWeekly, e cila raporton se 33-vjeçarja nuk ka simptomat e zakonshme të shtatzënisë.
Kjo vjen pasi e ëma, Kriss Jenner, 61 vjeç, la të nënkuptonte se bukuroshja është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Tristan Thompson, kur tha në Entertainment Tonight, “Jam super e lumtur për të”.
UsWeekly ka zbulua dhe disa detaje për shtatzëninë e saj. “Ajo është më e uritur se kurrë, duke ngrënë vakte të vogla gjatë gjithë ditës”, thotë një mik i Khloe.
Top Channel