Zgjidhet çështja Porsche-Walker
25/10/2017 11:18
Meadow Walker është tërhequr nga padia ndaj Porsche për vdekjen e babait të saj, Paul në nëntor të 2013.
18-vjeçarja, fëmija e vetme e aktorit ka arritur një rezolutë me Prosche më 16 tetor, me kushtet e zgjidhjes konfidenciale, siç raporton The Blast. Të dyja palët kanë rënë dakord për pushimin e çështjes.
Meadow paditi Porscher në 2015 duke pretenduar se babai i saj aktor ishte bllokuar nga rripi i sigurimit dhe u dogj i gjallë teksa ishte pasagjer në Porsche Carrera GT 2005. Padia pretendonte gjithashtu se Porsche e dinte se Carrera GT ka pasur histori “çështjeje paqëndrueshmërie dhe kontrolli”.
Top Channel