Trump, mediat: Stafi i Clinton sajoi “dosjen e baltës”

25/10/2017 18:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë masa pas disa lajmeve se stafi i Hillary Clinton fshihej pas hartimit të dosjes për dyshimet që e lidhin e atë me Rusinë.

Lajmet e pakonfirmuara se Trump është filmuar në shoqërinë e disa prostitutave në një hotel në Moskë dolën në përfundim të garës elektorale në Shtetet e Bashkuara.

Stafi elektoral i zonjës Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat raportohet të kenë financuar kërkimet për dosjen në fjalë.

“Viktima në këtë rast është presidenti”, ka reaguar ndërkohë Trump, në një postim në Twitter këtë të mërkurë.

Sipas raportimeve të shtypit amerikan, Perkins Coie, një firmë ligjore që përfaqësonte fushatën e Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat kontraktuan kompaninë private të inteligjencës Fusion GPS në prill të vitit 2016.

Kjo kompani, me bazë në Uashington, u pagua për të hedhur balte ndaj Trump, që atëherë ishte rival i ish-zonjës së parë për presidencën.

Grupi i inteligjencës nga ana tjetër kontraktoi Christopher Steele, një ish-agjent britanik që më parë kishte punuar në Rusi, për të kompletuar kërkimet mbi këtë rast.

Në dosje thuhej se, shërbimi sekret i Kremlinit kishte filmuar Trump me prostitutat në hotelin “Ritz-Carlton” në vitin 2013, akuzë të cilën kandidati i atëhershëm për Shtëpinë e Bardhë e mohoi.

Duke cituar burime anonime, në dosje thuhej gjithashtu se Trump kishte vendosur lidhje me zyrtarë rusë gjatë fushatës elektorale të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA