Taksa e pronës tek fatura e OSHEE, vlera sipas zonës

25/10/2017 15:15
Niko Lera

Taksa e pronës do të hyjë në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministria e Financave sqaron se mbi ç’vlerë do të llogaritet taksa prej 0.05 për qind.

“Ne kemi vënë në ligj parimin e përgjithshëm që do të jetë mbi vlerën e tregut. Fillimisht do të përdorim çmimet referencë të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave”, thotë Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.
Por edhe pse vlerat referencë janë të njëjta për një zonë të caktuar, ministria e Financave thotë se apartamentet e reja dhe ato të vjetra nuk do të paguajnë njësoj.

“Ne kemi lënë hapësirë në ligj që këshilli i ministrave të përcaktojë bazën, pra për të bërë këto skonto”, thotë Lera më tej.

Taksa e pronës do të paguhet çdo muaj. Edhe pse nuk është vendosur përfundimisht se si, gjasat janë që ajo të vendoset në faturën e dritave.

“Në këtë logjikë do të ishte mirë që Operatori që të marrë përsipër përkundrejt përqindjes përkatëse që do të marrë të jetë OSHEE”, thotë ai.

Por vendosja në faturën e energjisë krijon një problem. Në rastin e banesave të dhëna me qera, pronarët mund tja kalojnë barrën qiramarrësve.

“Si rregull këtë taksë duhet ta paguaj pronari, pastaj ajo është marrëdhënie civile mes pronarit dhe qiramarrësit. Ajo që duhet bërë është që duhet parashikuar në kontratën e qerasë kur këta e lidhin”, thotë më tej ai.

Sipas ligjit taksa do të jetë e njëjtë, pra në masën 0.05 për qind edhe për shtëpitë e dyta apo ato të treta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA