Rreth një muaj nga starti i botërorit të peshngritjes që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshja e pandarë prej shumë vitesh tashmë, Erkand Qerimaj dhe trajneri i tij Zef Kovaçi vazhdojnë përgatitjet.
“Kemi kaq 3 muaj që stërvitemi. Jam në gjendje shumët ë mirë dhe pretendoj të përsëris rezultatin që më dha dy medalje në kampionatin europian”, thotë Qerimaj.
Objektivi për të qenë në vendet e para në botë në kushte të tilla duken për këdo paradoks, përveç trajnerit Zef Kovaçi.
“Nuk është paradoks që kështu me këto kushte që kemi të pretendojmë rezultate. Unë kam 25 ite që ngre zërin për kushtet por sportistë tanë janë të një niveli shumë të mirë. Do të pretendojmë të jemi brenda 6-shes së parë”, deklaron trajneri.
Rreth 70 kilometra larg Erkandit, stërvitet një tjetër sportist peshngritës i niveleve të larta, Daniel Godelli. Në palestrën e qytetit të tij të Peqinit ai stërvitet i vetëm për një rikthim në nivele të larta në Botëror, pasi ka kaluar dhe dënimin 2-vjeçar, që e mori sepse rezultoi pozitiv në botërorin e shkuar.
“U bë rreth 6 muaj që stërvitem jo dy herë në ditë, por tre herë në ditë. Kam qenë në Bullgari dy muaj më pas në Dardhë dhe tani në qytetin tim të Peqinit. Stërvitem vetëm nuk kam trajner, i kam larguar të gjithë”, shprehet Godelli.
Megjithatë edhe ky botëror nuk është ende i sigurt për Godellin, pasi ambasada amerikane nuk e ka pajisur me vizë.
“Nuk ma kanë refuzuar vizën, por me kanë kthyer për mungesë dokumentacioni që unë e kam plotësuar dhe jam në pritje”, sqaron ai.
Top Channel