Me sytë tek rrugët. Investimet nga skema “1 miliard euro”

25/10/2017 19:53

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaron se brenda dy vitesh pritet të përfundojnë punimet në tre projekte rrugësh, të cilat kanë vite që janë zvarritur.

Gjiknuri i është referuar projekteve si rruga Tiranë-Elbasan dhe bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ndërkohë që në buxhetin e këtij viti janë edhe tre projkete të reja që financohen.

“Do vijojë pjesa e unazës nga rrethrrotullimi “Shqiponja” tek bulevardi i ri, do hapet bypass-i i Tepelenës duke kompletuar rrugën nga Levani në Gjirokastër dhe Kakavijë, që do të lidhet më pas edhe me Kardhiqin. Kjo do të na krijojë mundësi të hapim edhe projektin Korçë-Ersekë, pra lotin tjetër të rrugës pasi i pari ka përfunduar”, thotë Gjiknuri.

Por skema 1 miliard euro e partnertetit publik-privat do të mundësojë ndërtimin e disa akseve të tjera kombëtare gjatë këtij mandati qeverisës.

“Do të përcaktojmë disa prioritete kyçe për akset kryesore kombëtare si Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe rrugën e Kardhiqit që lidh pjesën e Tepelenës dhe Sarandës, një aks shumë i rëndësishëm kombëtar”, thotë Gjiknuri.

Sipas formulës, ndërtimi duhet të përfundojë brenda 3 vitesh dhe më pas paguhet me këste nga qeveria. Ndërkohë, projketi tjetër i rëndësishëm në infrastrukturë për qeverinë është hekurudha Tiranë-Durrës, tenderi për të cilën sipas Gjiknurit do të hapet vitin e ardhshëm pas vonesave të akumuluara nga administrata e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA