Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Gonzalo Higuain do të detyrohet sërish të shikojë impenjime të kombëtares argjentinase nga ekrani i vogël. Sulmuesi i Juventus nuk do të mund të japë kontributin e tij në sfidën e ‘Seleccion’ dhe kjo jo për zgjedhje të futbollistit.
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka vendosur të mos e grumbullojë Gonzalo Higuain për miqësoren e muajit të ardhshëm ndaj Rusisë, madje në diskutim është dhe prezenca e futbollistit në Botërorin 2018.
“Higuain e konsideroj dhe e di se çfarë përfaqëson. Por na mbetet ne vendimi nëse do ta marrim apo jo në Kupën e Botës. Gonzalo është një futbollist në elitën e sportit, por nuk më duhet ta provoj”, tha trajneri i Argjentinës.
Për bomberin e Juventusit, ky është përjashtimi i tretë radhazi. Në miqësoren e 9 nëntorit kundër Rusisë, vend organizator i Botërorit 2018, në repartin ofensiv të latinëve do të jenë Peroti, Dybala, Gomez dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
Top Channel