Cana zbulon fanellën e fundit me Marsejën
25/10/2017 10:12
Ka qënë ekipi ku ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka luajtur më gjatë, dhe bëhet fjalë për Marsejën. Cana ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram edhe fanelën e tij të fundit me këtë ekip.
“Një falënderim i madh për Marsejën, krenar që kam qenë marsejez”, shkruan Cana në diçiturën e fotos. Nuk kanë munguar edhe komentet e mjaft tifozëve të Marsejës të cilët e vlerësojnë mjaft figurën e Canës, madje ka dhe nga ata që i thonë se u mungon.
Top Channel