“May e dorëzuar”, Juncker përgënjeshtron

24/10/2017 12:58

Raportet se kryeministrja britanike u lut për ndihmë për negociatave e Brexit gjatë një darke private në Bruksel, kanë bërë që komisioni evropian të hidhet në veprim për të mbrojtur marrëdhëniet me Londrën. Kreu i komisionit Jean-Claude Juncker mohoi me shpejtësi këto zëra dhe tha se këto bëhen për të dëmtuar bisedimet.

“U takova me Zonjën Theresa May për darkë të hënë dhe shtypi raportoi propozime që nuk u bënë, por kështu ndodh gjithnjë. takimi ishte i mirë dhe May nuk ishte as e lodhur e as e dorëzuar” deklaroi Juncker.

Më herët, në një artikull bazuar mbi burime anonime në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine shkruhej se May ishte shfaqur e dëshpëruar dhe e shkurajuar gjatë darkës, ku tha se nuk kishte hapësirë për manovra në Britani.

Juncker tha se asgjë e tillë nuk ishte e vërtetë, ashtu si edhe komentet gjoja të bërë nga ai. Analistët mendojnë se Brukseli përpiqet shumë që të mos duket i ashpër dhe besoj se njerëz emrat e të cilëve nuk përmenden, po përpiqen të dëmtojnë negociatat për Brexit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA