Përballë oqeanit në Phillip Island dhe në sytë e qindra tifozëve prezent për të ndjekur provat zyrtare të MotoGP, spanjolli Mark Markez regjistroi kohën më të shpejtë në pistën australiane.
Piloti iberik i Hondës ndali kronometrin në 1 minutë 28 sekonda e 386 të mijëtat në xhiron më të shpejtë në tokën e kangurëve.
Ai la pas në diferencë shumë të vogël Maverik Vinjales, ndërsa krijoi një hendek të madh me pretendentin tjetër për titullin, Andrea Doviciozo.
Markez mori Pole Position e shtatë sezonal dhe të 72 në karrierë, e duket se është i pathyeshëm këtë fundjavë në Australi. Dovizioso i dyti në renditjen e përgjithshme me 11 pikë diferencë, do të duhet të japë maksimumin për të mos lëshuar terren të dielën.
Top Channel