Lojërat Dimërore 2018, “Flaka” nis rrugëtimin nga Olimpia

24/10/2017 14:43

Flaka Olimpike nisi rrugëtimin e saj drejt lojërave Dimërore të Pyeongchang me itinerarin e lashtë që kishte startin në Olimpian e vjetër.

ceremonia që shënjon numërimin mbrapsht do të kulmojë në gadishullin korean, në lojërat e para aziatike në histori, që organizohen jashtë Japonisë.

Turneu dimëror që do të mbledhë më të mirët sportistë në disa disiplina, do të zhvillohet në Shkurt por kriza në gadishullin korean me testet nukleare, ka sjellë jo pak shqetësime.

“Ëndrra jonë për Lojërat Dimërore po bëhet realitet. Ne duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar se synojmë të organizojmë një turne të sigurt dhe madhështor”, tha shefi i delegacionit të Koresë së Jugut.

Ish futbollisti i Manchester United, Park Ji-Sung ishte sportisti i parë korean që vrapoi me pishtarin në duar. Flaka simbolike do të mbërrijë në Korenë e Jugut më 1 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA