Lideri katalanas mund të shpjegohet para senatit spanjoll

24/10/2017 13:01

Presidenti katalanas Carles Puigdemont po konsideron mundësinë që të dalë para senatit spanjoll për të shpjeguar pozicionin e tij.

Nëse vërtetë e bën këtë, do të jetë një mundësi e mirë për të paraqitur argumentet e tij për pavarësinë.

Ndërkohë, të premten pritet që senati të Madrid të votojë për të vendosur qeverisjen direkte të katalonjes. Sidoqoftë, ligjvënësit në Katalonjë do të zhvillojnë debatin e tyre parlametar më herët.

Zyrtarë katalanas thanë se kanë kërkuar një seance plenare specifike për tju përgjigjur agresionit nga Madridi, i cili për herë të para ka kërkuar përdorimin e nenit 155 të kushtetutës që anulon autoniminë e krahinave. zëvendës kryeministrja spanjolle

Soraya Saenz de Santamaria tha se qeverisë katalanase i është paraqitur mundësia që të dalë para senatit spanjoll dhe të paraqëse argumentat që mendon se janë të përshtatshëm.

Santamaria se deklaroi se Madridi Zyrtar do të dëgjojë gjithçka që Piugdemont ka për të thënë, pasi është momenti që gjithcka duhet thënë publikisht. Katalonja vazhdon që të pretendojë pavarësinë dhe Madridi t’ia mohojë, në një situatë të tensionuar që ende nuk shfaq asnjë shenjë zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA