Fytyra e vërtetë e ushtrisë së Koresë së Veriut

24/10/2017 13:24

Prej vitesh Kim Jong un kërcënon SHBA-në, e jo vetëm, duke krijuar edhe panikun e një lufte botërore të mundshme. Nuk janë të pakta paradat dhe testet e raketave që reklamon me të madhe Kim Jong un dhe imazhet që vijnë nga Koreja e Veriut janë me të vërtetë të frikshme.

Por disa imazhe të bëra së fundmi e vënë në pikëpyetje forcën e madhe ushtarake të Koresë së Veriut, e reklamuar deri më sot si një prej më të fuqishmeve.

Në foto, të kapura nga turistë mes maleve Kumgang dhe portit të qytetit Wonsan dallohen kamionë ushtarakë të vjetruar,pjesa më e madhe e të cilëve datojnë me një teknologji që nuk prodhohet prej Luftës së Dytë Botërore.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA