Franca, në krizë…gjalpi

24/10/2017 22:50

Franca po mbaron rezervat e gjalpit, me raftet në disa supermarkete që shihen të zbrazura dhe çmimin e “Croissant”-ëve në rritje. E gjithë kjo shkakton një dhimbje koke për qeverinë, ndërkohë që ajo përpiqet të ndihmojë fermerët.

Mungesa është pasojë e rënies së prodhimit të qumështit dhe rritjes së kërkesës globale për gjalp, me tregjet në rritje që blejnë gjithnjë e më shumë dhe konsumatorët që po bëhen më pozitivë ndaj gjalpit, që dikur mund të shihej si jo i shëndetshëm.

Si pasojë, Franca është gjetur ngushtë. Çmimet në rritje dhe furnizimet e reduktuara ditore i kanë vënë në vështirësi prodhuesit dhe bizneset e ushqimit, me disa prej tyre që kanë ndaluar shpërndarjet dhe po marrin në konsideratë rritjen e çmimeve.

Prodhuesit e brumrave, si “Croissant”-ët, në të cilët gjalpi zë rreth një të katërtën e përmbajtjes, janë përballur tashmë me rritjen e çmimit në nivele rekord, prej mbi 6 euro për kg.

“Nëse vazhdohet kështu, nëse vazhdojnë të rriten çmimet, unë do të detyrohem ta reflektoj këtë te çmimet e mia. Veçanërisht tani kur festat e fundvitit po afrojnë dhe përgatitjet e ëmbëlsirave kërkojnë shumë gjalp”, tha Samir Kichou, pronar furre.

Supermarketet në Paris dhe në pjesë të tjera të Francës i kanë lënë të zbrazura raftet në sektorin e gjalpit, me disa dyqane që kanë vendosur edhe tabela me shpjegime për mungesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA