Një gjykatës në Portugali shkaktoi mjaft debat për seksizmin, duke sugjeruar se një femër e abuzuar meriton të ndëshkohej, sepse kishte tradhtuar burrin.
Çështja kishte të bënte me një ngjarje të vitit 2015, kur femra në fjalë u mor peng nga ish-i dashuri, i cili e përballi me burrin e saj dhe më pas dy meshkujt e dhunuan atë fizikisht.
Që të dy agresorët u dënuan nga Gjykata, por nuk do të bëjnë burg dhe fjalët e thëna nga gjykatësi gjatë seancës shkaktuan mjaft reagime.
“Tradhtia e një gruaje është një sulm serioz ndaj nderit dhe dinjitetit të një burri. Ka shoqëri ku një grua tradhtare vritet me gurë. Në Bibël lexojmë se një grua tradhtare duhet dënuar me vdekje” deklaroi gjykatësi, duke i dhënë edhe mbështetje fetare sentencës së tij.
Komentet e tij u sulmuan gjerësisht dhe janë konsideruar si prova për sjelljet patriarkale dhe seksiste në Portugali. Fakti që fjalët u thanë nga një gjykatës është edhe më shqetësues, sipas kritikëve, ndërsa më ironikët mes tyre mendojnë se me këtë ritëm, nuk është çudi të nisë të përmendet inkuizicioni.
Top Channel