I ftuar me ministrat, qeni i Macron “i bën naftën” mbledhjes

23/10/2017 16:46

Takimi i Emmanuel Macron me ministrat e kabinetit të tij, në pallatin presidencial, duket se ka bezdisur apo nervozuar jo pak qenin e presidentit, i cili, i gjendur ngushtë vendosi të kryejë nevojat personale para tyre.

Takimi nuk kishte si të vazhdonte më me seriozitetin fillestar, ndërsa Macron nxitoi të justifikonte qenin e tij dhe të fajësonte ministrat, pasi tha se Nemo nuk sillej kurrë kështu.

Pavarësisht ilaritetit në sallë, njerëzit më të mërzitur nga ky gjest i qenit do të jenë punonjësit e shërbimit të pallatit presidencial, që duhet të pastrojnë atë që qeni la pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA