Tottenham shkatërron Liverpoolin, në ‘Wembley’

22/10/2017 18:54

Tottenham ka dalë triumfues në kryendeshjen e javës së 9 të Premier League-s, duke mposhtur 4-1 Liverpoolin.

Në një atmosferë fantastike, të krijuar në stadiumin mitik ‘Wembley’, djemtë e Pochettinos bënë një start të shkëlqyer të ndeshjes.

Harry Kane shënoi në minutën e 4-t, ndërsa në minutën e 12 nxorri me portë bosh shokun e skuadrës Son Heung-Min, i cili dyfishoi shifrat.

Ky gol i dytë zgjoi Liverpoolin, që filloi të marrë lojën nën kontroll dhe rihapi ndeshjen në minutën e 24-t, me anë të egjiptianit Salah. Gjithsesi, fundi i pjesës së parë solli golin e 3-të për Tottenhamin, që thelloi avantazhin me anë të Alli.

Në minutën e 56′, ishte sërish ylli anglez Kane, ai që shënoi golin e katërt për skuadrën e Pochettinos dhe preu shpresat e Liverpoolit për të marrë të paktën 1 pikë në Londër.

Pas javës së 9, Premier League kryesohet nga Manchester City me 25 pikë, e ndjekur nga United dhe Tottenham me 20. Liverpool, aktualisht ndodhet në vendin e 9, me vetëm 13 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA