“Jam shumë më i bukur sesa ai”
22/10/2017 11:59
Është djali i një aktori legjendar dhe që kur e sheh e kupton se për cilin aktor bëhet fjalë.
Louie Gibson, djali i të famshmit Mel Gibson, i ngjan shumë babait të tij. 29-vjeçari po mundohet aktualisht që të nisë karrierën si regjisor në Hollivud.
Ai e di që i ngjan shumë të atit, por i pëlqen ta konsiderojë veten si një “version të përmirësuar” të babait.
“Nuk jam aq i shëmtuar sa ai”, tha duke qeshur Louie Gibson për “The Daily Telegraph”.
“Ju them me bindje se jam shumë më i bukur sesa ai”, shtoi djali i aktorit të famshëm.
Louie është një nga 9 fëmijët e Mel Gibsonit.
Top Channel