Vrapuesja seksi e Maratonës: Jam befasuar me vëmendjen

20/10/2017 22:30

Ishin më shumë se 2500 vrapues në maratonën e Tiranës, ku mes tyre kishte edhe shumë atletë profesionist, por edhe figura të tjera të njohura, megjithatë vëmendjen e rrjeteve sociale e mori një vajzë, e cila u cilësua si vrapuesja më seksi e maratonës.

Bëhet fjalë për Julia Sina, e cila ishte e ftuar në Top Show, ku tregoi se si e pa veten të nesërmen në mëngjes të famshme.

Julia thotë se ka mbetur e habitur me vëmendjen e marrë. Ajo shprehet se vrapon çdo ditë dhe asnjëherë nuk kishte marrë gjithë këtë vëmendje.

“Unë dal çdo pasdite për vrap, por askush nuk më paska vënë re. Jam nisur shumë vonë në maratonë dhe ndoshta kam qenë e vetme dhe prandaj kam rënë në sy. Nuk më ka pëlqyer vëmendje që kam marrë në rrjetet sociale”, thotë Julia.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA