“Mea Culpa” e Tarantinos

20/10/2017 19:10

“Dija mjaftueshëm për të bërë më shumë nga ç’bëra”. Në një intervistë për “New York Times”, regjisori Quentin Tarantino reagon mbi skandalin që ka përfshirë producentin Harvey Weinstein dhe pranon se informacionet që kishte në dispozicion ishin më shumë sesa një thashethem normal.

“Nëse do të bëja atë që duhej, nuk do të kisha punuar më me të”, ishin fjalët e Tarantinos. Ai shpjegon se, edhe e fejuara e tij Mira Sorvino i kishte treguar për avancime të tepruara nga ana e Weinstein.

Një histori të ngjashme, regjisori i famshëm e kishte dëgjuar edhe nga një aktore tjetër disa vite më parë. E megjithatë, kjo nuk e pengoi vazhdimin e bashkëpunimit me Weinstein, duke prodhuar me të njërin film pas tjetrit.

Por Tarantino duket se është penduar tani. “I minimizova incidentet. Jam i vetëdijshëm se çfarëdo të them tani ngjan si një justifikim”, shton ai, duke pranuar se nuk është në gjendje të shpjegojë arsyen e veprimeve të Weinstein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA