Koreja e Veriut: Armët bërthamore nuk negociohen

20/10/2017 19:22

Një diplomate nga Koreja e Veriut tha se programi i armëve balistike bërthamore i vendit të saj është i panegociueshëm.

Choe Son-hui, drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit për Amerikën e Veriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Penianit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten që të bashkëjetojnë me një Kore të Veriut bërthamore.

Ironikisht, mesazhi i saj erdhi nga një konferencë e organizuar në Rusi për kufizimin e armëve bërthamore.

“Për Korenë e Veriut, kjo është një çështje për jetë a vdekje, e situata aktuale forcon besimin tonë se duhet t’i mbajmë fort armët bërthamore për të zmbrapsur çdo sulm të mundshëm amerikan. Të gjitha përpjekjet për të penguar Korenë e Veriut, me justifikimin e të ashtuquajturave sanksione të OKB-së, ne do t’i konsiderojmë si akt lufte”, tha Choe Son-hui, diplomate e Koresë së Veriut.

Diplomatja koreano-veriore tha se zotërimi i armëve bërthamore nga vendi i saj dhe pranimi i situatës nga Shtetet e Bashkuara është mënyra e vetme për të pasur paqe afatgjatë në gadishullin Korean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA