Hamilton pret fronin në SHBA

20/10/2017 15:56

Pilotit britanik duket se vetëm një tragjedi mund t’i mohojë fronin për herë të katërt në karrierë, diçka që mund të vijë në fundjavë në pistën e Ostin në SHBA.

“Dua të fitoj këtu në Ostin në Teksas. Nuk ka rëndësi se kur do të vijë titulli por unë jam i përqendruar vetëm në garën e kësaj fundjave. Fetel ka qenë një kundërshtar i fortë për të gjithë edhe pse në ndalesat e fundit Ferrari ka patur probleme. makina është e shpejtë dhe për këtë duhet të jap më të mirën” tha Luis Hamilton.

Piloti anglez i Mercedes në rast të një suksesi në cirkuitin teksan që do të kombinohej me vendin e shtatë ose më të ulët për Vettel, do të festonte titullin e katërt. Hamilton prezantohet në garën amerikane me 59 pikë avantazh ndaj gjermanit.

Top Channel