Një vit më parë autoritetet franceze mbyllën të “xhunglën” famëkeqe, kampin e sajuar të emigrantëve në Kale, por që atëherë gjërat janë bërë edhe më keq.
Shumë prisnin ndryshime drastike dhe spastrimin e plotë të zonës, siç premtuan autoritetet me dërgimin e emigrantëve në qendra pritje në të gjithë vendin.
Por, ndërsa nuk është krijuar ende një xhungël e re me çadra, emigrantët tashmë jetojnë në pyjet kryesisht rreth zonës industriale të qytetit. Bizneset, drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës janë shprehur të zhgënjyer nga autoritetet dhe premtimet e pambajtura.
Bashkia e Kalesë tha se në qytet janë kthyer më shumë se 1000 emigrantë që duan të kalojnë në angli, megjithëse numri i saktë nuk dihet. banorët e zonës ankohen për krimet që ata kryejnë dhe zhurmën e madhe, ndërsa autoritetet nuk kanë arrestuar as edhe një.
Vetë emigrantët të pyetur nga mediat thonë se duan të shkojnë në Angli dhe po keqtrajtohen nga policia franceze që nuk i lejon ta bëjnë këtë.
Top Channel