Gjoka nis punën te Vllaznia: Ndaj Partizanit luajmë për 3 pikë

19/10/2017 23:17

Dorëheqja e Armando Cungut reflektoi edhe njëherë problemet e Vllaznisë në futbollin shqiptar, jo vetëm me mungesën e rezultateve, por edhe problemet e brendshme.

Zyrtarët e klubit kuqeblu prezantuan një trajner kampion si Ernest Gjoka, nga i cili shpresojnë se do të rikthejë sezonin e Vllaznisë në shinat e duhura.

“E njoh ekipin e Vllaznisë dhe disa prej lojtarëve i kam stërvitur edhe më herët. Do të sistemojmë disa detaje të vogla, por kam besim se nuk do të na mungojnë rezultatet”, tha Ernest Gjoka, trajneri i ri i Shkodrës.

Ana financiare është gjithmonë një pikë ku si drejtuesit, edhe trajnerët preferojnë të rezervohen. Nuk mund të ishte ndryshe edhe me Ernest Gjokën.

Testi i parë i trajnerit të ri do të jetë të dielën, ndaj Partizanit, në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia mban aktualisht vendin e parafundit me 5 pikë.

“Pavarësisht emrit të kundërshtarit, luajmë në shtëpi dhe do të kërkojmë vetëm 3 pikët. Nëse duam të ngjitemi në renditje, në fushën tonë nuk duhet të futemi për asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Edhe në fundjavë jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë, e uroj që të dalim fitimtarë nga fusha”, tha Gjoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA