Çfarë piu Messi në mes të ndeshjes?
19/10/2017 12:59
Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos (3-1) u pa Leo Messi duke futur diçka në gojë pas një faulli që iu shkaktua në mesfushë, por pamjet televizive nuk ishin të qarta.
Në fillim u tha se ishte një tabletë glukoze, por argjentinasi nuk u pa duke u përtypur.
Çfarëdo që të ketë qenë, Messi e nxori nga çorapet e tij dhe e futi në gojë në minutën e 10 të ndeshjes.
Pas takimit me grekët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u pyet mbi këtë temë dhe u përgjigj kështu: “Futi në gojë tabletë glukoze? Nuk e di fare. Por, nëse ka pirë tabletë dhe shënoi, të pijë një tjetër”.
Top Channel