Vllaznia, trajneri mbetet “pezull”. Cungu pret teknikun e ri

18/10/2017 11:06

Pakënaqësitë e shtuara në drejtim të stafit drejtues dhe premtimet e pambajtura për të forcuar skuadrën në sezonin e ri, duket se kanë shtyrë trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu të kërkojë largimin nga skuadra shkodrane.

Disfata e fundit kundër Kamzës në Kategorinë Superiore e ka lënë ekipin kuqeblu në vendin e parafundit me pikë të njëjta me Luftëtarin, por me golaverazh më të mirë.

Në kushtet kur bashkia që administron klubin, kishte premtuar një Vllazni pretendente, por ekipi është në zonat e ftohta të rënies, tekniku shkodran ka kërkuar dorëheqjen. Drejtuesit e ekipit kanë pranuar largimin e Armando Cungut, por i kanë kërkuar të qëndrojë deri në gjetjen e një zëvendësuesi në pankinë.

Emri që po përflitet këto orë në Shkodër është ai i Ernest Gjokës, trajneri që shpalli Kukësin kampion për herë të parë në histori, por u shkarkua pak javë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA