Nuk mjaftuan masat e sigurisë në shumëfishuara, as edhe buka me vete, por serbët e Partizanit të Beorgradit kanë shfrytëzuar edhe ‘spiunët’ në prag të ndeshjes me Skënderbeun.
Dhe spiuni nuk është as më shumë e as më pak, por trajneri i Kukësit, Mlladen Milikoviç. Ky i fundit, siç shihet edhe në foto është parë me kolegun e tij që drejton Partizanin, Miroslav Dukiç. Në një bisedë të lirë përpara konferencë për shtyp ata kanë disktuar me njëri tjetrin.
Në fakt ata janë dy miq të vjetër, pasi në sezonin 87-88 kanë luajtur së bashku në radhët e Ma?va Šabac.
Milikoviç jeton prej 2 vjetësh në Shqipëri, ku pas suksesit që pati në ngritjen e skuadrës së Luftëtarit një vit më parë, bindi drejtuesit e Kukësit të merrte drejtimin e skuadrës.
Top Channel