Interi triumfoi 3-2 në derbin e Milanos ndaj kushërinjve kuqezinj, por tashmë duket se ka lindur një tjetër derbi.
Bëhet fjalë për transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Lima, për të cilin janë sërish në garë dy skuadrat e Milanos.
Brazilianit i përfundon kontrata në 31 dhjetor dhe do të jetë një lojtar i lirë në fillim të vitit 2018. “UOL Esporte” shkruan se Milani është më i avantazhuar për transferimin e lojtarit, por së fundmi duket se edhe Interi po e shqyrton seriozisht që ta bëjë pjesë të skuadrës së Spalletit.
Megjithatë, Milani dhe Interi kanë edhe konkurrentë të tjerë mjaft të rëndësishëm, si Manchester United, madje edhe Barcelona.
Lucas Lima ka zhvilluar 14 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, duke shënuar edhe dy gola.
Top Channel