Ahmetaj, pro TVSH-së: Biznesi i vogël nuk do të dëmtohet

18/10/2017 12:35

Ministri i Financave siguroi biznesmenët e vegjël se përfshirja në skemën e TVSH-së nuk do të ketë asnjë pasojë negative për financat e tyre.

“Nuk shtohet barra e biznesit të vogël. 99% e TVSH-së paguhet nga biznesi i madh. Shtrirja e TVSH-së edhe tek ju nuk do e ndryshojë këtë raport. Prapë 99% e TVSH-së do të mbulohet nga biznesi i madh”, tha Ahmetaj.

Kreu i Financave tha se vetëm në tre vitet e fundit janë mbi 3700 biznese të vogla që kanë hyrë rishtaz në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
 
“Asnjë prej tyre nuk ka falimentuar. Përkundrazi, kanë mundësi të kreditojnë”, tha Ahmetaj.
 
Arben Ahmetaj i ka komunikuar bizneseve të vogla se nuk do të kenë as kosto administrative, pasi deklarimi i TVSH-së do bëhet në të njëtën mënyrë si sigurimet: “Nuk është se do t’ju duhet kontabilist. Se kam dëgjuar që thonë do keni kosto 1 milionë e 5 milionë. Do të jetë i thjeshtëzuar që mund ta bëni vetë”.

Por, kreu i Financave nuk ka dashur të sigurojë vetëm biznesin e vogël për pasojat e futjes në TVSH. Ai ka bërë një premtim edhe për qytetarët: “Nuk do të ketë rritje çmimesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA