Sikur të mos mjaftonte kontrata me 30 milionë euro në sezon, por Paris Saint Germain i ka rezervuar edhe një shpërblim tjetër Neymar.
Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, në kontratën e sulmuesit brazilian me klubin transalpin që zgjat deri në vitin 2022, Neymar do të përfitojë 3 milionë euro të tjerë nëse gjatë kësaj periudhe i do të mund të fitojë trofeun e Topit të Artë.
“Për një klub, gjithnjë është një kënaqësi pagesa e një shpërblimi të tillë-citohet tek Le Parisien-të kesh në radhët e tua fituesin e një Topi të Artë është dicka e jashtëzakonshme, një vlerë e shtuar në të gjitha aspektet edhe atë ekonomik. Dikush mund të imagjinojë fare mirë një ceremoni nderimi për neymar në Parkun e Princave përballë 45 mijë shikuesve.”
Deri tani Neymar ka mundur të ngjitet në podiumin e Topit të Artë vetëm në vitin 2015 duke u renditur në vendin e tretë pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.
Këtë vit, edhe pse është mes 30 kandidatëve për këtë trofe, do ta ketë shumë më të vështirë për të fituar duke qenë se edhe këtë radhe, pretendentët kryesorë janë Ronaldo e Messi, kështu që për Neymar bëhet objektiv fitimi i këtij trofeu në vitin 2018 kur do të zhvillohet edhe Kampionati botëror i futbollit.
Top Channel