Perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në nivelin e qeverisjes vendore mbetet i lartë, por kur ata pyeten mbi përvoja të tyre personale, raportohet një vlerësim më i ulët.
Këto janë disa nga gjetjet e një studimi mbi qeverisjen vendore që nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, ku theksohet mungesa e transparencës.
Të dhënat vijnë si rezultat i intervistimit të 12 mijë qytetarevë në 61 bashkitë e vendit. Ndëkohë disa nga gjetjet negative janë se qytetarët nuk kanë informacion lidhur me shërbimet, aktivitetet apo projektet e bashkive. Parnerët ndërkombëtar që kanë asistuar projektin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, këkojnë që institucionet vendore të jenë më pranë qyterarëve.
“Ajo cfarë është e sigurt është se besimi tek institucionet nuk eskziston nëse njerzit nuk kanë perceptime pozitive. Institucionet shqiptare duhet të fitojnë më tepër besim nga qytetarët e tyre”, thotë Brian J.VVilliams, kordinator i përhershëm i Kombeve të Bashkuara.
“Performanca e qeverisjes vendore është shumë e rëndësishme për qeverisjen e mire pasi një pjesë e madhe e legjislacionit të BE, do të zbatohet në nivel vendor”, tha Stephen Stork, shef i operacioneve të BE.
Po në vlerësimin e situatës së qeverisjes vendore, theksohet se qytetarët shprehin shqetësimin mbi hapsirën për të marrë pjesë në vendime që ndikojnë në jetën e tyre.
Top Channel