Shkencëtarët kinezë kanë diktuar atë që e cilësojnë “homologun optik” të valëve gravitacionale të gjeneruara nga shkrirja e dy yjeve neutron, pjesë e një sistemi binar.

Zbulimi u realizua duke përdorur teleskopin kinez qe mbikëqyr Antarktidën, lentja e të cilit ka një diametër prej 500 milimetra. Vetë pozicioni i tij unik lejon një vëzhgim të kujdesshëm më shumë se 24 orë gjatë dimrit në hemisferën jugore.

“Mes katër teleskopëve,  Insight ka zonën më të gjerë të aktivitetit dhe rezolucionin më të lartë e të pastër. Për këtë arsye, të dhënat e grumbulluara nga vrojtimi dhe gjurmimet e tij janë të një rëndësie të jashtëzakonshme e mund të konsiderohen gjithashtu të pazëvendësueshme”, u shpreh Xiong Shaolin, i Akademisë Kineze të Shkencave.
Zbulimi vjen vetëm dy muaj pas lëshimit të satelitit të parë astronomik kinez në hapësirë.

“Po të mos vëzhgonim, nuk do ta kishim pikasur ose nuk do t’i dinim karakteristikat e rrezatimit brenda kësaj gjatësie vale. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme”, u shpreh Xiong Shaolin.

Valët gravitacionale janë përthyerjet që gjenerohen gjatë ndërveprimeve të caktuara gravitacionale dhe përhapen nga burimi i tyre me shpejtësinë e dritës. Ka rreth 70 teleskope në terren apo hapësirë që janë programuar të diktojnë valë të tilla; dy me kryesoret janë LIGO me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe VIRGO, pjese e një bashkëpunimi ndërkombëtar partneriteti mes Italisë, Francës, Holandës, Spanjës, Portugalisë e Hungarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA