Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Shërbimet britanike të inteligjencës po përballen me një sfidë intensive nga terrorrizmi. Kështu deklaroi shefi i “MI5”, Andrew Parker, i cili tha se aktualisht ka më shumë aktivitete terroriste që po i drejtohen Britanisë, aktivitet më i shpejtë dhe më i vështirë për t’u diktuar.
Britania e Madhe ka pësuar 5 sulme terroriste këtë vit, e sipas Parker, stafi i “MI5” është prekur thellësisht nga ato.
“Është e qartë që po përballemi me një kërcënim terrorist intensiv në Britani, nga ekstremistët islamikë. Kërcënimi është shumëpërmasor dhe vjen me një ritëm e shkallë që nuk e kemi parë më herët. Është në nivelin më të lartë që unë kam parë në karrierën time 34-vjeçare. Por, po kështu është edhe reagimi ynë”, tha Andrew Parker, shef i “MI5”.
Parker tha se 20 sulme terroriste janë ndalur gjatë 4 viteve të fundit, përfshirë 7 në 7 muajt e fundit.
Parker preku edhe temën e teknologjisë, e cila – siç tha, – nuk është armiku, por kompanitë kanë përgjegjësinë që të përballen me efekte anësore të zonave të errëta që krijojnë produktet e tyre. Në veçanti, ai foli për blerjen e mallrave në internet, si kimikatet, si dhe praninë e përmbajtjeve ekstremiste në mediet siociale dhe komunikimet e koduara.
Top Channel