Oferta e “Hustler”: 10 mln $ për të “mbërthyer” Trump

16/10/2017 23:06

10 milionë dollarë për çdo informacion që do të njolloste Donald Trump. Kjo është oferta që revista “Hustler” dhe botuesi i saj Larry Flynt bëjnë një reklamë që zë një faqe të plotë të të përditshmes amerikane “Washington Post”.

Botuesi i “Hustler” thotë se dëshiron informacione nga kushdo që mund të ofrojë diçka të errët që mund të çojë deri tek nisja e hetimit për presidentin e 45 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që Flynt është përzierë në politikë duke ofruar shpërblime për provat e një skandali.

Ai ofroi para në dorë për detaje të deklaratës së taksave të Mitt Romneyt dhe për prova që pjesëtarë të kongresit dhe zyrtarë të qeverisë amerikane mund të kenë pasur takime të paligjshme seksuale.

Një nga këto sipërmarrje të “peshkimit” të Flynt, çoi në dorëheqjen e kongresmenit republikan Bob Livingston, në 1998, pasi u bë publike një marrëdhënie jashtëmartesore e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA