Ajo e producentit Harvey Wenstein që çdo ditë listës së gjatë të ngacmimeve seksuale i shtohet nga një emër, është vetëm e fundit në harkun kohor.
Nuk është i vetmi, pasi regjizorë dhe aktorë që janë denoncuar për ngacmime seksuale ka dhë të tjerë.
Rasti i fundit? Ben Affleck, i hyrë në valle dhe për shkak të rastit Wenstein, i akuzuar se ka ngacmuar një aktore dhe më pas një prezantuese televizioni gjatë transmetimit. Një denoncim i dyfishtë për ngacmim seksual edhe për të vëllain, Casey Affleck, nga dy gra që kanë bashkëpunuar në realizimin e një dokumentari dedikuar River Phoenix. Një akuzë e rëndë, sa dhe kur mori Oscar askush nuk e duartrokiti.
Shembuj të tjerë?
Britney Spears u akuzua për ngacmime seksuale nga një truprojë e saj në 2012.
Donald Trump para politikës dhe pas biznesit ishte dhe protagonist dhe ideues i spektaklit “The Apprentice”. Gjatë fushatës elektorale që e bëri president të SHBA, katër femra e akuzuan për ngacmim seksual.
Roman Polanski u shpall fajtor për akuzat se ka përdhunuar dhe ka dehur një 13-vjeçare në vitet ’70. Sot një tjetër rast e vë në qendër të polemikave.
Michael Jackson në vitet ’90 u akuzua për pedofili nga prindërit e miqve të vegjël të Neverland. Pas shumë proceseve, akuzat u tërhoqën në 2005.
Mike Tyson u akuzua për përdhunim nga Desiree Washington në 1992, dhe u dënua me tre vjet burg.
Sean Penn dhe Madona patën një martesë torturuese në fund të viteve ’80. Në 1988 ai u denoncua për dhunë në familje, pasi kishte lidhur të shoqen për tu dehur, dhe që e zgjidhi vetëm pasi ajo pranoi marrëdhenie intime me të.
Top Channel