Voskopojë, unaza e Korçës përmirëson aksin drejt fshatit turistik
15/10/2017 12:36
Ndërtimi i unazës Korçë-Polenë-Voskop-Korçë do t’i japë zgjidhje edhe infrastrukturës në pjesën e parë të segmentit, që të çon në Voskopojë.
Fshati turistik, prej muajsh i është nënshtruar ndërhyrjeve për rikonstruksionin e kishave dhe rrugëve të brendshme, gjë që pritet të sjellë edhe lehtësira për ata që zgjedhin të shkojnë drejt Voskopojës.
Rruga është konceptuar si një unazë dhe i jep zgjidhje përfundimtare pjesës së amortizuar në hyrje të segmentit Korçë-Voskopojë, duke e bërë fshatin turistik lehtësisht të arritshëm dhe me infrastrukturë të përshtatshme. Bashkë me këtë projekt, shuma e investuar për Voskopojën shkon në rreth 9 mln dollarë.
Top Channel