Zgjedhjet e 25 qershorit dhe finalizimin e luftës ndaj kanabisit, Edi Rama i sheh si dy histori suksesi, të cilat bashkë me reformat që qeveria po ndërmerr janë arsye të forta për të çelur negociatat në qershor të 2018.
“Të dy këto histori suksesi, përmes qeverisë sonë për të vazhduar vendosmërisht në rrugën drejt Europës, duke luftuar krimin e korrupsionin, reforma administrative, bashkëpunimi rajonal, reforma në drejtësi, janë arsye të forta se celja e negociatave sdo mbahet peng pas mesit të 2018 nga hallet e brendshme të BE. Do punojmë me vendosmëri dhe rruga do jetë e hapur, u shpreh Rama.
2017-ta sipas kreut të qeverisë po mbyllet me fitoren e shtetit mbi sipërmarrjen e kultivuesve të drogës dhe ky është epilogu I një tjetër beteje të vështirë.
“Nuk është fundi I luftës tonë por bazë e re e favorshme për të vazhduar këtë luftë në betejën kundër rrjeteve që kanë përfituar prej tyre. Duke identifikuar e sekuestruar asetet kriminale, duke ndaluar e çuar para drejtësisë të fortët të mësuar të livadhisin falë korruptimit të policisë, prokurorëve e gjykatësve. Kjo betejë ka nisur me bashkëpunimin dhe skuadrës antikrim europiane, do ta zhvillojmë me vendosmëri, këmba këmbës, shtoi Rama.
Dhe pavarësisht qëndrimit bojkotues të opozitës përgjatë dy javëve të fundit, Edi Rama sërish I shtrin dorën kundërshtarëve politikë, për bashkëpunim dhe dialog.
“Jemi zgjedhur për të mirëqeverisur dhe synojmë vazhdimisht rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit me opozitën, sepse vetëm me vullnetin e një pale s’mund të ketë dialog por ne s’do e humbasim durimin, do I bëjmë thirrje të bashkëpunojmë për interesa të mëdha dhe të krijojmë kushtet për këtë dialog, theksoi Rama.
Top Channel