
Përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH, Lulzim Basha e quan çmenduri dhe që kjo të mos ndodhë, kreu i demokratëve kërkoi bashkimin e tyre për ta fituar këtë betejë.
Gjatë takimeve me përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e Paskuqanit, Basha tha se kjo skemë do të sjellë kosto shtesë për ta, që përkthehet menjëherë në rritje cmimesh e pamundësi për të mbajtur aktivitetin.
Por Basha tha se PD ka gati një projekt.
“Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi”, deklaroi Basha.
Sipas kreut të PD, kjo është e vetmja skemë që do të shërbejë për formalizimin më tej të biznesit të vogël, duke mos rritur çmimet për konsumatorët.
Top Channel