Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi dhe ndryshime në policinë e Vlorës, pasi shumë ngjarje të bujshme të ndodhura së fundmi në këtë qytet janë të pazbardhura. Ai kërkoi një analizë të thellë për të bërë ndryshimet e duhura.
“Është e papranueshme fakti që vetëm gjatë këtij viti janë 5-6 ngjarje të rënda, vrasje me viktima dhe jetë të pafajshme qytetarësh dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që për ne është jashtëzakonisht shqetësues. Gjë që do na detyrojë të bëjmë një analizë më të thellë me forcat e policisë dhe duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet edhe përmirësimet e duhura, qoftë në përbërje të tyre qoftë në drejtimin e tyre, por është shumë e rëndësishme këtu për të theksuar edhe një komponent të ri”, është shprehur Xhafaj.
Top Channel