“Strakosha, një ‘Zot’ i zbritur në tokë”

14/10/2017 13:32

Lazio i shkaktoi humbjen e parë Juventusit në Serie A, duke e mposhtur 1-2 në Torino, me dy gola nga Immobile.

Por përveç sulmuesit italian, një meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore të bardhekaltërve pati edhe portieri shqiptar, Strakosha, i cili përveç pritjeve fantastike gjatë gjithë takimit, arriti të ndalte edhe Dybala nga pika e 11-metërshit në minutën e 97.

Portieri shqiptar është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për Lazion, pasi përveç 11-metërshit, realizoi edhe disa pritje shpëtimtare.

Portali “Tuttomercatoweb.it”, e ka vlerësuar me notën 7 Strakoshën, teksa në përshkrimin për të thotë: “Strakosha, një Zot i zbritur në tokë. I pafajshëm te goli i parë, ndërsa më pas bën disa pritje shpëtimtare ndaj bardhezinjve. Në sekondat e fundit hipnotizon Dybala-n dhe i jep 3 pikët skuadrës”.

Strakosha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Lazio në këtë fillim sezoni në Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA