Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë Fuqitë globale, përfshirë aleatët kyç të Shteteve të Bashkuara thanë se do të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, të cilën presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi ta shfuqizonte.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi të premten se nuk do ta certifikonte më atë. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania deklaruan se pakti ishte në interes të sigurisë së përbashkët, ndërsa Bashkimi Europian theksoi se nuk i takonte një vendi të vetëm t’i jepte fund një marrëveshje e cila po funksiononte. Presidenti iranian Hasan Rohani pohoi në reagimin e tij se Shtetet e Bashkuara po izoloheshin gjithmonë e më shumë.
“A mundet një president të anulojë një traktat ndërkombëtar me mendjen e tij? Me sa duket ai nuk e di se marrëveshja nuk është dypalëshe, vetëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, ka thënë Rohani.
Ujdia është firmosur në 2015-tën mes Iranit dhe 6 fuqive botërore, Britanise së Madhe, SHBA, Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Kinës. Ajo parashikon kufizimin e aktiviteteve bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por në fjalimin e ashpër të së premtes, i pari i Uashingtonit e quajti Iranin një ‘regjim fanatik’ dhe tha se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes. Ai e akuzoi republiken Islamike si sponsor të terrorizmit dhe propozoi sanksione të tjera.
Vëzhguesit ndërkombëtar pretendojnë se Irani i është përmbajtur zotimeve të marreveshjes. Kina nuk ka reaguar pas fjalimit të Trumpit por më herët i ka bërë thirrje SHBA të ruajë ujdinë. Ndërsa ministria e Jashtme ruse u shpreh se ndjente keqardhje nga vendimi i presidentit amerikan, por shtoi se nuk priste që ai të pengonte implementimin e marrëveshjes.
Top Channel