Me largimin e Ancelotti dhe me rikthimin në stol të Jupp Heynckes, Bayern Munchen ka reaguar në Bundesligë me një fitore bindëse 5-0 ndaj Freiburg.
Dominim total, me raste të shumta për shënim dhe 5 gola të realizuar krijuan idenë se e keqja e kampionëve në fuqi të Gjermanisë ishte Anchelotti.
Një autogol i miqve dhe më pas goli i Coman bënë që Beyern ta mbyllte pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Pavarësisht faktit që ishin në avantazhin e dy golave, bavarezët nuk reshtën së sulmuari në drejtim të portës së Freiburg dhe arritën të shënonin edhe 3 gola të tjerë, me autorë Alcantara, Lewandowski dhe Kimmich në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Me këtë fitore, Bayern shkon në kuotën e 17 pikëve, dy më pak se Dortmundi, i cili ta luajë në orën 18:30 ndeshjen e kësaj jave ndaj Leipzig.
Mërgim Mavraj luajti si titullar për Hamburgun, në transfertën ndaj Mainz, por nuk mundi të ndalë skuadrën vendase, e cila triumfoi 3-2. Në takimet e tjera, Hoffenhaimi barazoi 2-2 me Augsburgun dhe Schalke fitoi 0-2 në Berlin, ndaj Hertha-s vendase.
Top Channel