City “rrebesh” golash ndaj Stoke të Shaqirit

14/10/2017 15:05

Manchester City nuk e ka toleruar aspak Stoke-n e Shaqirit, duke i shënuar 7 gola. Skuadra e drejtuar nga Guardiola shënoi 3 herë brenda 10 minutave në pjesën e parë, me Jesus, Sterling dhe Silva-n.

Kur ndeshja u mendua e mbyllur, Stoke shënoi dy herë, në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e të dytë. Por City reagoi menjëherë pas këtyre ngacmimeve, duke u kundërpërgjigjur sërish me një rebesh golash ndaj skuadrës së Shaqirit, duke i shënuar edhe 4 herë të tjera brenda 24 minutave.

Më herët, United ngeci në një barazim pa gola ndaj Liverpool dhe tashmë Manchester City udhëheq i vetëm në kuotën e 22 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA