Çifti zviceran humb në ujërat e Borshit, shpëtohet nga marina

14/10/2017 09:06

Peter dhe Vera Kaster, burrë e grua, shtetas zviceranë kërkuan ndihmë mbrëmjen e së premtes pasi varka e tyre ishte mbytur.

Çifti zviceran kishte dalë për një shëtitje me barkë në afërsi të bregdetit të Borshit dhe paraditen e kësaj të shtune, ata u gjetën në brigjet e ishullit grek Erikusa, në gjendje të rëndë nga lodhja dhe hipertermia.

Kërkimi për gjetjen e tyre nisi mbrëmjen e së premtes nga forcat detare shqiptare, të cilat kërkuan ndihmë edhe nga marina greke.

Gjatë natës kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës për të rinisur mëngjesin e së shtunës, ku forcat shqiptare angazhuan edhe një helikopter “Coogar”.

Fillimisht u gjet një nga rremat e varkës dhe më pas autoritetet greke sinjalizuan gjetjen fillimisht Peter Kaser dhe disa minuta më pas të bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila kishte të veshur jelekun e shpëtimit.

Të dy u gjetën në brigjet e ishullit Erikusa në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërguan për trajtim në spitalin e Korfuzit.

Ndërkohë, jo shumë larg operacionit për gjetjen e tyre forcat detare dhe ato ajrore shqiptare po zhvillonin stërvitjen “Imponimi 2017”, në kaudër të luftës kundër trafikut të narkotikëve dhe lirmit të anijeve të marra peng.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA