Aeroporti i Vlorës, Rama: Brenda këtij 4-vjeçari

14/10/2017 18:54

Ndërtimi i një aeroporti në qytetin e Vlorës ishte një nga premtimet e fushatës të Kryeministrit Edi Rama.

E tani, kreu i qeverisë i vendos edhe një afat se kur do të realizohet ky aeroport.

“Në fund të këtij 4-vjeçari do të kemi edhe fluturimin e parë nga aeroporti i Vlorës”, deklaroi Kryeministri gjatë një inspektimi të stadiumit Flamurtari në këtë qytet.

Rama shoqërohej nga kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, si dhe nga Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Pasi kanë parë ambientet e fushës së stërvitjes së ekipit të futbollit, e cila lë për të dëshiruar nga infranstruktura, Rama për mediat është shprehur se ka ardhur koha që Vlora të fillojë ndërtimin e një stadium të ri dhe kompleksi sportiv unikal nga pikëpamja hapësinore.

Në këtë kompleks, u shpreh Rama, nuk do të jetë vetëm stadiumi, por dhe Pallati i Sportit.

“Ne do të punojmë intensivisht për këtë dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e Bashkisë, po ashtu dhe zv.ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA