Administrata, Rama: Skanim të burimeve njerëzore
14/10/2017 00:00
Dita e dytë e qeverisë në Vlorë nisi me një takim me drejtuesit e administratës së pushtetit qendror në këtë qark.
Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Edi Rama kërkoi nga administrata një skanim të të gjitha burimeve njerëzore për të evidentuar personat më të përgatitur dhe më të aftë në radhët e institucioneve.
“Kërkoj një skanim të të gjitha burimeve njerëzore të të gjithë administratës”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, problemet në çdo zyrë të shtetit janë të mëdha dhe kjo e bën qesharake shtetin dhe vetë shoqërinë.
Top Channel