
Parlamenti i nisi punimet me një minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, ndërkohë që në Muzeun Kombëtar u mbajtën homazhet në nderim të tij.
Të afërm, miq dhe kolegë shprehën ngushëllimet për familjarët. Kurorë me lule vendosi edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është kujdesur personalisht për këte ceremoni mortore.
“Është njerëzore dhe një detyrim moral, qytetar i të gjithë neve që së bashku në raste të tilla, siç thotë populli “mos i vafshim njëri-tjetrit”, por në raste të tilla duhet t’i gjendemi njëri-tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla, kur janë edhe kaq të forta”, deklaroi kreu i Kuvendit.
Dritan Prifti ishte i martuar, prind i 4 fëmijëve. Ai u ndja nga jeta pas një lufte më një sëmundje të pashërueshme. Ai ka qënë për tre legjislatura deputet i Kuvendit, dy herë ministër, në 2001-2002 ministër Shteti për Energjinë dhe në 2009-2010, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Top Channel